Gruaja. Identiteti. E ardhmja.

Bashkësia e Shqiptarëve të Qarkut Sisak-Moslavinë me krenari njofton manifestimin „Gruaja. Identiteti. E ardhmja.“, i cili do të mbahet më 19 shtator 2026 në Kutina.

Manifestimi mbledh gra frymëzuese nga Kroacia, Kosova, Shqipëria dhe diaspora, të cilat me punën dhe angazhimin e tyre kontribuojnë çdo ditë në art, kulturë, letërsi, media dhe shoqëri. Përmes rrëfimeve, përvojave dhe punës së tyre profesionale, dëshirojmë të krijojmë një hapësirë për bisedë mbi identitetin, rolin e grave dhe rëndësinë e kulturës në lidhjen e njerëzve dhe komuniteteve.

Qëllimi ynë nuk është të flasim vetëm për të kaluarën dhe ruajtjen e identitetit. Ne dëshirojmë të reflektojmë mbi të tashmen dhe të ardhmen – si ta lidhim traditën e pasur me brezat e rinj dhe si, përmes kulturës, krijimtarisë, dijes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, të ndërtojmë një komunitet më të fuqishëm dhe më të lidhur.

Një pjesë e veçantë e programit është ekspozita personale e Ljiljana Llilli Koçi, e kushtuar grave të shquara të historisë shqiptare. Ekspozita sjell rrëfime për gra të cilat me veprimtarinë e tyre kanë lënë gjurmë të rëndësishme në fushën e kulturës, arsimit, shkencës dhe jetës shoqërore, duke përfaqësuar një nga përmbajtjet qendrore të manifestimit të këtij viti.

Krahas ekspozitës, vizitorët do të kenë mundësinë të ndjekin:

  • biseda frymëzuese me të ftuarat
  • ekspozitë artistike
  • program letrar
  • prezantim të projekteve kulturore
  • gastronomi tradicionale shqiptare
  • shoqërim dhe rrjetëzim të pjesëmarrësve.

Potvrđene gošće

Ljiljana Llilli Koçi

Shkrimtarja, artistja, përkthyesja dhe anëtarja shumëvjeçare e ZASHMZH-së do të prezantojë ekspozitën fotografike kushtuar grave të shquara të historisë shqiptare dhe do të flasë për artin, identitetin dhe rolin e kulturës në lidhjen e njerëzve.


Jehonë Jahaj

Shkrimtarja, kuratorja dhe themeluesja e platformës Marrja Zezë i Diaswhora nga Berlini do të ndajë përvojën e saj në punën me diasporën dhe do të flasë për identitetin, përkatësinë dhe rëndësinë e krijimit të hapësirave për biseda të hapura.

https://www.instagram.com/marrjazeze

https://www.instagram.com/diaswhora


Orgesa Arifi

Autorja dhe krijuesja digjitale nga Kosova, e njohur për përmbajtjet e saj që në mënyrë bashkëkohore u afrojnë brezave të rinj historinë, kulturën dhe shoqërinë shqiptare. Përmes punës së saj tregon se si rrjetet sociale mund të jenë një mjet i fuqishëm për edukim, ruajtjen e identitetit dhe lidhjen e njerëzve.

Manifestimi „Gruaja. Identiteti. E ardhmja.“ është pjesë e vizionit të ri të ZASHMZH-së, i orientuar drejt lidhjes së shqiptarëve të Kroacisë me Shqipërinë, Kosovën dhe diasporën përmes kulturës, dijes, krijimtarisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në javët në vijim do t’ju prezantojmë të ftuarat tona përmes intervistave dhe rrëfimeve të tyre frymëzuese.

Shihemi më 19 shtator në Kutina!